ShowBizzz

Luana Vjollca rikthehet në shtëpi pas dy muajsh, ja çfarë thotë

Luana Vjollca është rikthyer në shtëpi pas një periudhe prej dy muajsh larg Tiranës.

Në një postim të ndarë në Instagram Story, moderatorja dhe këngëtarja ka treguar se ka vizituar disa prej qyteteve më të njohura në botë, përfshirë Singaporin, Miamin, Nju Jorkun, Dubain, Londrën dhe më në  fund Tiranën.

Ajo e shoqëroi videon me fjalët: “2 muaj larg shtëpisë. Kine, Singapore, Miami, New York, Dubai, London, Tirane. Me kishte marrë malli shumë për ndjesinë që më jep ti.”

Postimi lë të kuptohet se Luana është e lumtur që është rikthyer në shtëpi pas udhëtimeve të shumta gjatë muajve të fundit, shkruan Kosovarja.

Të Ngjashme