ShowBizzz

Luana Vjollca vjen me një emision dashurie, zbulohet data e fillimit të programit

Prej kohësh është konfirmuar se Tv Klan ka marrë patentën e emisionit të njohur anglez, “Love Island”.

Ndërsa pak më parë, Luana Vjollca, të cilës edhe i është besuar moderimi i këtij programi, zbuloi edhe datën e nisjes së emisionit.

Teksa postoi një foto në Instagram me sfond roz ku shkruhej emri i emisionit, Luana tregoi se më 10 qershor do të fillojë “Love Island”.

TS Poll - Loading poll ...

“Love Island” është një program i suksesshëm me një grup konkurrentësh, që jetojnë të izoluar nga bota e jashme në një vilë, të mbikëqyrur nga kamera. Për të mbijetuar në vilë, banorët duhet të shoqërohen me një tjetër banor të vilës, qoftë për dashuri, miqësi apo para.

Çdo banor që mbetet single, eleminohet. Konkurrentët mund të eleminohen edhe përmes votimit të publikut.