Ludo ka rrëfyer historinë e jetës së tij në Big Brother Vip Kosova 4, duke ndarë momente të rëndësishme. Ai ka folur për vështirësitë që ka kaluar, duke përmendur një moment kur mësuesi i kishte thënë të ndërronte rrobat, pasi i kishte pasur ato për gjashtë muaj.
Ludo ka përmendur gjithashtu marrëdhënien me babain dhe ndikimin që ka pasur mbi të, duke e krahasuar atë me mundësinë për të bërë më shumë në jetë.
“Kemi jetu me një rrogë të vogël, kemi vujt, nuk e kem pas jetën e bukur. Dhe një moment nuk më harrohet kur mësuesi më tha a “mundesh me i ndërru këto tesha se qe 6 muj i ke këto tesha”.
“Ai e ka ndihmu vëllain, fëmijët e vet i ka lënë anash. Unë frizer, s’i ka pëlqy babës hiç. Çmos do të bëj në jetë por nuk dua të jem si baba, nuk është shumë i guximshëm. Vështirë ka qenë kur nëna ka qenë me ankth. Na s’e kemi kuptu, ka qenë periudhë e rand kur s’e kemi kuptu çka ka. E përgëzoj nanën se ka dal prej asaj krize”, tha Ludo.
Gjithashtu, Ludo ka folur për njohjen e gruas së tij t në Davos dhe energjinë që i bashkoi ata. Ludo ka reflektuar për vlerën e familjes, duke e quajtur atë një dhuratë të madhe nga Zoti.
“Momenti më i bukuri ka qenë kur më ka lind çika, dhurata më e madhja nga Zoti është fëmija. Guan e kam njoftu në Davos në skijim, është shumë humane, është shumë e njohur në Zvicër, është zgjedhur një prej humanisteve në kantonin ku jetojmë. Energjia na ka bashku, është pjesë e jetës time dhe besoj se do të jetoj me të deri në fund te jetës sime.
“Gjënë më të mirë që e kam kuptuar këtu në BBVK është sa e vlefshme është familja. Kjo është një shenjë nga zoti që e kam një grua aq të mirë, aq njeri. Dhe ndoshta në do sene s’e kam vlerësu. Dhe e kuptoj se sa e shenjtë është familja”, tha Ludo.
Në fund, ai ka theksuar se Met Gala e ka ndryshuar jetën e tij dhe ka dhënë një këshillë për shqiptarët.
