Lajme

Lufta në Lindjen e Mesme, politologu bën paralajmërimin e fortë: Parashikohet një katastrofë e përmasave më të mëdha

Në këtë ditë, më 7 tetor të vitit të kaluar, disa grupe militante të udhëhequra nga Hamasi sulmuan zonat kufitare të Izraelit në Rripin e Gazës.

Sulmi shkaktoi një përgjigje të ashpër nga Izraeli dhe konflikti u përhap në pjesë të Libanit, Jemenit, Iranit dhe Irakut. Sipas të dhënave palestineze, deri më tani janë vrarë më shumë se 40 mijë civilë.

Për politikologun, Argjend Zejnaj, i ftuar në një intervistë televizive, është gjithnjë e më e sigurt se ky konflikt mund të shndërrohet në një konflikt rajonal me pasoja katastrofike.

“Ju pata thënë që kur ka ndodh sulmi ndaj Izraelit, që Izraeli nuk do ta linte me kaq, sepse konsiderohet se e thotë gjithmonë fjalën e fundit në raporti me Iranin, dhe kështu po shkojnë gjerat,.

Sot pas një viti, ajo që duhet theksuar se ata që të vetmit që po e pësojnë janë populli palestinez, për shkak se kemi parasysh raportet e OKB dhe të organizatave të tjera se janë rreth 50 civilë të vrarë, ka edhe pjesëmarrës të Hamas-it, pro ajo që duhet thënë se kjo luftë nëse nuk përfundon shpejt do te kemi një katastrofë të madhe në pjesën e Lindjes se Mesme.”

Për politologun Zejnan, me fitoren e mundshme të Trump për zgjedhjet presidenciale amerikane, mund te ndalet lufta e këtyre përmasave të mëdha.

“Nëse nuk vjen Trump në Shtëpinë e Bardhë, ne do te kemi edhe një eskalim akoma më të madh të një konflikti Izraelit dhe Iranit, konkretisht, duke i përjashtuar këto grupe si Hezbollahl, Hamas, dhe grupet e tjera të armatosura palestineze.

Do të kemi një përballje gati direkte ndërmjet Izralet dhe Iranit, duke i përdorur territoret palestineze , të Libanit dhe të Jemenit, dhe gjithsesi kjo nuk do të mbetet në këto kontura.

Nëse vjen Trump në Shtëpinë e Bardhë, ai e ka premtuar publikisht që do të angazhohet ti ndal këto konflikte, duke pas edhe ato që po ndodh në Lindjen e Mesme dhe atë në Ukrainë,

Trump nuk e mbështet Izraelin në këto përmasa në këtë konflikt i cili mund të na dërgoje në një lufte edhe bërthamore mes Izraletit dhe Iranit, nëse vazhdon të ashpërsohet situata çfarë është sot.”