Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë, për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme.
Ministria këshillon shmangien e çdo udhëtimi drejt vendeve të rajonit deri në një njoftim të dytë.
Shtetasit shqiptarë që ndodhen aktualisht në këto zona ftohen të tregojnë vigjilencë maksimale, të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të shqyrtojnë mundësinë e largimit, për aq kohë sa linjat ajrore mbeten funksionale.
Autoritetet shqiptare bëjnë të ditur se janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të informojnë qytetarët për çdo zhvillim të ri.
“Njoftim i rëndësishëm për qytetarët shqiptarë. Për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon shmangien e çdo udhëtimi drejt rajonit deri në një njoftim të dytë.
Shtetasit shqiptarë që ndodhen aktualisht në këtë rajon, luten të tregojnë vigjilencë maksimale, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të shqyrtojnë mundësinë e largimit për aq kohë sa linjat ajrore mbeten funksionale. Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të informojnë për çdo zhvillim të ri.”- thuhet në njoftim.
