Lajme

Luftime të ashpra në Graza, vriten 241 persona dhe plagosen qindra të tjerë në 24 orë

Vijojnë luftimet e ashpra në mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, ku për pasojë kanë humbur jetën qindra civilë.

Ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, njofton se të paktën 241 persona janë vrarë në 24 orët e fundit, ndërsa operacioni ushtarak i Izraelit vazhdon në territor. Në njoftim po ashtu thuhet se 382 persona janë lënduar.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e ka quajtur luftën një “krim të rëndë” kundër popullit të tij. Izraeli thotë se ka goditur më shumë se 100 vende të martën, mes raporteve për operacione të afërta tokësore në Gaza qendrore. Shpërthime të forta mund të dëgjoheshin nga Rripi i Gazës në të gjithë perimetrin me Izraelin në orët e para të së mëngjesit të kësaj të mërkure.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar, burimet mjekësore palestineze thonë se gjashtë palestinezë u vranë në një sulm izraelit me dron gjatë natës në kampin e refugjatëve Nur Shams në Tulkarem.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo