Lajme

Lugina e përçarë? Shqiptarë votojnë pak, rrezikojnë të mbeten pa përfaqësues

Nga raportimiet e mediave në Kosovës, duket se numri i shqiptarëve që i janë drejtuar kutive të votimit është i ulët.

Shumë pak shqiptarë po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar sot, kur në Serbi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kjo ka shqetësuar shumë qytetarë shqiptarë të Luginës së preshevës dhe kryetarin në detyrë Shqipërim arifi pasirrezikojnë të mbesin pa përafaqësues në Parlamentin e Serbisë

Shkaku i kësaj pjeëmarrje të ulët është se  përfaqësuesit e tyre politikë po garojnë të ndarë në dy lista zgjedhore.

Kryetari në detyrë i Preshevës, Shqiprim Arifi u shpreh shumë pesimist. Ai ka folur për mediat dhe fajëson kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për përçarjen e shqiptarëve në Luginë

Gjithashtu i shqetësuar është shprehur i vetmi kandidat shqiptar për deputet, Shaip Kamberi.

Kamberi shpreson që numri i shqiptarëve që votojnë të rritet dhe ai të mund ta fitojë edhe një mandat për t’i përfaqësuar në parlamentin e Serbisë

“Nuk kemi kohë të vajtojmë”, thotë ai.

Përkundër Arifit, Kamberi tha se Kosova dhe Shqipëria “nuk mund të kenë faj” që shqiptarët atje nuk janë unifikuar në një listë të përbashkët.

“Nuk kemi kohë të vajtojmë”, thotë ai.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare po mbahen sot në Serbi, por nuk janë të shumtë në numër shqiptarët që po e shfrytëzojnë të drejtën për të votuar. Përfaqësuesit e tyre po garojnë të ndarë në dy lista zgjedhore, gjë që e bën më të vështirë mundësinë e përfaqësimit të tyre në Parlamentin e Serbisë.

Deri në drekë, pak shqiptarë votuan. Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor të Preshevës, Alban Mehmeti tha se deri në 12:00, “kanë votuar 2100 persona, apo 4.8 për qind e qytetarëve”, nga 43 mijë e 500 sa kanë të drejtë votimi.

Në Bujanoc deri në 12:00 votuan 8.6 për qind e qytetarëve, tha kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor atje, Fejzi Beqiri. 42,786 qytetarë kanë të drejtë vote.

Deri në orën 16:00 në Preshevë kanë votuar mbi 5 mijë qytetarë, ndryshe 11.71%.

“Deri në orën 16:00 numri i votuesve është 5.077 apo 11.71%” – ka deklaruar kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Preshevë, Alban Mehmeti.

Ndërsa në Bujanoc deri në këtë orë kanë votuar 27.46%  e qytetarëve sipas kryesuesit të KKZ-së në këtë komunë, Fejzi Beqiri.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo