ShowBizzz

Luixhino tregon shpërblimin që mori nga Sara pas fitores së “Dancing With the Stars”

Sara Hoxha dhe Luixhino ishin çifti që triumfoi në “Dancing With the Stars”, duke rrëmbyer kupën e spektaklit e duke mbyllur një eksperiencë të bukur me shumë emocione.

Në këtë eksperiencë, ata gjetën dhe njëri-tjetrin si dy miq të mirë që vazhdojnë ta ruajnë shoqërinë edhe sot, duke u takuar thuajse çdo javë, pavarësisht impenjimeve të shumta që kanë.

Teksa ishte i ftuar në “Pushime On Top”, balerini zbuloi se pas fitores së çmimit të parë, vetë Sara e shpërbleu Luixhinon me një shumë monetare, gjë që artistët sipas tij nuk e bëjnë.

“Kemi pasur shpërblim monetar, edhe nga kontrata, por edhe… se është hera e parë që e them.. edhe nga Sara. Ka dhënë dhe ajo vetë, gjë që nuk e bëjnë artistë e tjerë. E kam shoqe shumë të mirë dhe ja vlejti. Takohemi akoma, çdo javë thuajse. Hamë ndonjë darkë.”- tha balerini.