LifeStyle

Luiz Ejlli braktis papritur koncertin në Ksamil, organizatorët japin detaje

Atmosfera e nxehtë e verës në një nga beach bar-et e Ksamilit pritej të kulmonte me performancën e Luiz Ejllit, por surpriza erdhi nga mungesa e papritur e këngëtarit.

Pavarësisht pranisë së tij në ambient gjatë ditëve të mëparshme, Luizi është detyruar të largohet në mënyrë të menjëhershme për shkak të një emergjence personale.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë organizatorët përmes një njoftimi zyrtar.

Për arsye personale, artisti është larguar sot nga ambienti. Nëse keni kryer pagesë për këtë event, na dërgoni emrin e rezervimit dhe do të kujdesemi për rimbursimin,” thuhet në deklaratë.

Të Ngjashme