ShowBizzz

Luiz Ejlli i përgjigjet akuzave të Prokurorisë së Lushnjes!

Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi në gjithë mediat dhe rrjetet sociale se Luiz Ejlli kishte një betejë aktive me drejtësinë, më saktë me Prokurorinë e qytetit të Lushnjes, që tashmë vazhdon aktualisht në Prokurorinë dhe Gjykatën e Fierit, pas hartës së re gjyqësore.

Procesi, i nisur që para kohës së hyrjes në “Big Brother”, bazohet në disa akuza ndaj Luizit, teksa ai dyshohet se ka kryer veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve, kryer në bashkëpunim” gjatë kohës që ushtronte profesionin e noterit.

Prokuroria ka kërkuar dënimin e Luiz Ejlli dhe në rast se vërtetohen akuzat, referuar kodit penal, ky i fundit rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim, ndërsa në media është shpërndarë edhe dëshmia e këngëtarit, e dhënë pak kohë më parë.

Ndërkohë vetë Luizi, ka zgjedhur të reagojë në lidhje me procesin dhe lajmet, me anë të një postimi në InstaStory, duke e trajtuar me ironi e batutë, teksa ka përfshirë edhe partneren, Kiara Titon.

“Lushnja u mërzit kur e morën vesh se do të këndoja në Shkodër para se të këndoja tek njerëzit e gruas.”-shkruan ai, referuar koncertit që ka sot në vendlindje.