ShowBizzz

Luiz Ejlli interpreton “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës, ndërsa vjen në Kosovë

Artisti shkodran, Luiz Ejlli, do të jetë gjatë ditës së sotme (e mërkurë) në Prishtinë.

Kjo pasi sonte mbahet premiera e filmit në “Kuadër të Dashurisë”, në të cilin ai luan rolin kryesor së bashku me Olta Gixharin.

I njëjti ka publikuar një video gjatë rrugës, teksa shihet në makinë e më pas duke interpretuar hitin “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës.

“O populli më i mirë në botë. Populli i Kosovës. Sonte në Prishtinë në premierën e filmit në Kuadër të Dashurisë. Ju pres të gjithëve”, i drejtohet ai ndjekësve.

Premiera e këtij filmi ka qenë tashmë në disa vende të Shqipërisë si: Tiranë, Shkodër etj.