ShowBizzz

Luiz Ejlli merr drejtimin e TCH, heq nga puna Ronaldo Sharkën?

Dihet zyrtarisht se prej disa muajsh Lori Hoxha është në drejtim të Top Channel dhe kujdeset personalisht për të gjitha emisionet në detaje.

Jo vetem kaq por edhe prezantuesit dhe producentet e emisioneve zgjidhen me bekimin e saj.Por nga postime të fituesit të fundit të BB VIP Albania Luiz Ejlli duket se ai ka marrë fuqi për të vendosur fatin e prezantuesve në këtë televizion njesoj si Lori Hoxha.

Së fundmi, në një story nga Luiz Ejlli mësojmë se ka kërcënuar me vendin e punës gazetarin Ronaldo Sharka.

Pas një deklarate të gazetarit në “Kepin e VIP-ave”, ku shprehej se duhet ta moderonte ai dhe jo Kiara Tito, Luizi ka postuar një story, ku shkruan: “Edhe pse ti e disa të tjerë që zgjohen e flenë me emrin tim, meritojnë diçka tjetër, sapo të mbaroj xhirimet hajde merri ato 5000€ meqënëse do ngelesh pa punë”.

Kjo na fut në dyshime se çfarë do të ndodhë sezonin tjetër me Ronaldon dhe emisionin e tij në Top Channel. Kujtojmë se Ronaldo ka qenë në skuadrën e Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së BB Vip Albania 2.

Madje Ronaldo ka mbrojtur shume Luizim në emisionet mbi këtë reality gjatë kohës kur ai ishte brenda shtëpisë në luftë për të fituar çmimin e madh.