ShowBizzz

Luiz Ejlli në një bashkëpunim muzikor me këtë banore të BBV?

Të gjithë e dimë dobësinë Valbona Memës për Luizin.

Si në BBV, edhe pas tij, ajo ka treguar se e do shumë dhe e konsideron si djalin e saj.

E ftuar në Top Albania Radio, Valbona u pyet se brenda shtëpisë së ‘BBV’ është diskutuar se do të bashkëpunojë për një projekt muzikor me Luizin, a është në planet e dyshes një duet?

“Ne kemi folur gjithmonë aty për një bashkëpunim, por çdo gjë do ketë kohën e vet se jemi të dy të angazhuar. Mendoj që do realizohet. Sa bukur këndon popullore ai. Tani i kam filluar projektet pak me vonesë. Janë të gjithë të ngarkuar.”-tha ajo.