
Luiz Ejlli do të jetë pjesë e Big Brother Vip 3, por këtë herë në rolin e opinionistit.
Burime për Iconestyle, bëjnë me dije se këngëtari do të japë mendimet e tij gjatë spektaklit lidhur me lojën e konkurrentëve që do të jenë pjesë në reality-show.
Kjo nuk është hera e parë që një lajm i tillë qarkullon, madje pak kohë më parë përflitej se Luizi do të ishte “vëllai i madh” i produksionit.
Ende nuk dihet se kush do të jetë në krah të Luiz Ejllit, teksa në sezonin e shkuar opinionistë ishin Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo