ShowBizzz

Luiz Ejlli paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me Melinda Ademin

Artistët e njohur shqiptarë, Luiz Ejlli dhe Melinda Ademi, janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Dyshja e estradës kanë njoftuar ndjekësit përmes një video të ndarë në rrjete sociale.

“Së shpejti”, ka qenë përshkrimi që i është vënë postimit të publikuar në Instagram.

Fansat gjithashtu mezi po presin për këtë duet të këngëtarëve, meqë të dy janë shumë të kërkuar në treg.

Me kombinimin e zhanreve të tyre, nuk ka dyshim se do të dalë diçka e bukur nga ta.

Ata nuk kanë ndarë detaje shtesë, se kur gjegjësisht do të lansohet ky projekt.

Megjithatë, pritet të shihet se çfarë janë duke përgatitur për këtë verë.




Të Ngjashme