ShowBizzz

Luiz Ejlli thumbon Eno Popin mes skenës së “DWTHS”: Ftoj fisin e gruas tënde nga Kanadaja

Luiz Ejlli është në qendër të vëmendjes dhe kjo tashmë është e pashmangshme, në çdo studio apo panel televiziv. Këngëtari i njohur ishte mbrëmë në “Dancing With the Stars” duke kënduar kolonën zanore të këngës “Pa Ty”. Një batutë e bërë nga Eno Popi në “Wake Up”, duket se nuk është pritur mirë nga Luizi, që ngurroi t’ia kthente live mes miliona shikuesve.

“Do të vijë gjithë fisi i gruas ta ndjekë”, ka deklaruar Eno Popi duke nxitur reagimin e Luiz Ejllit. Ai tha mbrëmë në “Dancing With The Stars”: “Jam i bindur që kemi realizuar diçka gjigante, shumë të bukur. Ju ftoj të gjithëve të vini ta shihni. Ftoj edhe fisin e gruas tënde që të vijë ta shohë nga Kanadaja”, iu drejtua Eno Popit, i cili për të shpëtuar nga situata ia ktheu:

“Po, po do të vijnë. Sepse nga fisi i gruas sime janë të gjithë fansa të Oltës”.


NewsBomb