ShowBizzz

Luizi bëhet nostalgjik, habit fansat me foton e fundit

Vetëm pak minuta më parë, Luizi ka postuar një foto nga fëmijëria e tij. Ai është i veshur me veshje tradicionale teksa buzëqesh majë një peme. Krahas fotos artisti shkruan:

“Duke hapur arkivat me Nanën.”

Fotoja shumë shpejt ka grumbulluar pëlqime dhe komente ku të gjithë i shprehin artistit dashuri në imazhin e ëmbël. Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Luizi poston foto nga fëmijëria e tij, teksa vetëm një muaj më parë ai ka postuar një tjetër imazh të vetes ku buzëqesh teksa gjendet në plazh. Në mbishkrim shkruhet:

Epo duket se Luizi është shumë natyrë nostalgjike, teksa shpeshherë poston foto të vjetra nga fëmijëria e tij. Ai nuk është vetëm, pasi të shumtë janë vip-at e showbiz-it shqiptar dhe të huaj që postojnë foto nga fëmijëria e tyre, nga Dojna Mema në ditën e ditëlindjes, deri te yjet e “KUWTK”, vip-at shpeshherë bëhen nostalgjik duke sjellë emocione të forta të ndjekësit dhe fansat e tyre.