Luiz Ejlli është padyshim kryefjalë e çdo media rozë në vendin tonë. Jo vetëm për historinë e dashurisë së krijuar me Kiara Titon, por edhe për karakterin e treguar brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Sot për Luizin është një ditë e veçantë pasi feston 38-vjetorin e lindjes, ndërsa Kiara ka menduar tja bëjë akoma më të veçantë.
Ajo ka surprizuar në mesnatë personin e zemrës, ku ka dekoruar një ambient me trëndafila të kuq, ndërsa e pret Luizin me këngën “Happy birthday”.
“Në të mirë e në të keq gjithmonë bashkë! Gëzuar ditëlindjen dashuri! Ashtu siç ke zemrën paç gjithë jetën!”, shkruan ajo.
Ndërsa Luizi ka ndarë pamje nga supriza teksa shkruan: “Faleminderit që ekziston”.
Postim nga Instastory Luizit
Foto nga Instagrami Kiares
View this post on Instagram