ShowBizzz

Luizi flet mbi planet për zgjerimin e familjes

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Fiks Fare”, Luizi ka folur mbi planet për zgjerimin e familjes.

I pyetur nëse kanë një bebe në plan, ai tha se do ia lënë kohës duke theksuar se familja për të është e shenjtë.

“Familja është gjë e shenjtë, e kam dhe do ta kem gjithmonë, do ia lëmë kohës. Do e lëmë të rrjedhë”, tha Luizi, duke përdorur shprehjen e Kiarës.

Dyshja janë të fokusuar në projektet personale. Luizi përpos muzikës po xhiron dhe filmin “Në kuadër të dashurisë”, ndërsa Kiara sapo përfundoi xhirimet e “Kepit të Vip-ave”, teksa sezonin e ri televiziv do vijë me një emision të ri.