ShowBizzz

Luizi: Kiara më tha të duhen tre Big Brother për të më bërë për vete, tani është nëna e fëmijës tim

Luiz Ejlli po e shijon qëndrimin e tij brenda Big Brother VIP Albania 5.

Si një konkurrent i vetëm me Artan Kolën për pak ditë, por pa dijeni të banorëve, po krijon situata të ndryshme.

Së fundmi në një bisedë me Brikena Selmanin, ai e ngacmon për raportin që ka krijuar me Mateon dhe surprizën që i bëri.

I njëjti thekson se edhe Kiara i kishte thënë se i duhen tre Big Brother për ta bërë për vete, por tani janë të martuar.

Moneytizer Paragrafi 4

“Kiara Tito më tha të duhen tre Big Brother për të më bërë për vete, sot është nëna e fëmijës tim. Ta kisha lënë edhe jashtë, akoma do isha duke e ngacmuar”, u shpreh ai.

Tutje theksoi: “Kurrë mos thuaj kurrë”.

Luizi i kërkoi që ta shqyrtoj marrëdhënien me të pasi jetës nuk i dihet, për befasitë që sjell.



ks

Të Ngjashme