ShowBizzz

Luizi nuk është i vetmi këngëtar në familje, ja kush tjetër është i talentuar në muzikë!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë.

Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Ditën e sotme Kiara ka zbuluar disa momente të tjera nga festa e organizuar për përvjetorin e martesës së prindërve të saj. Në një video të postuar kemi zbuluar se në familjen e tyre, jo vetëm Luizi është këngëtar, por edhe babai i Kiarës është i talentuar në muzikë dhe shihet duke kënduar dhe duke i rënë kitares.