ShowBizzz

Luizit i ndodh situata e papritur në mes të Amerikës

Luizi ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon një tur koncertesh.

Por ditën e sotme ai është përballur me një situatë të pazakontë, të cilën e ka ndarë me fansat e tij në Instagram.

Ai ka publikuar një video, ku tregon një djalë, i cili është duke u rruar në mes të rrugës dhe duke përdorur pasqyrën e një makine.

“Thonë hajde në Amerikë se bëhet jeta, urdhëro! A rruhet robi në pasqyrë të makinës?”, thotë Luizi teksa i flet djalit dhe e pyet për veprimin e tij. Ky i fundit e pyet Luizin nëse është makina e tij dhe pasi Luizi i thotë jo, vazhdon rruajtjen.