Lutet në shtëpi janë të rëndësishme si për pamjen e këndshme që krijojnë në ambientin ku vendosen, por edhe për pastrimin e ajrit.
Megjithatë vlen t’ju themi se jo të gjitha lulet janë të dobishme, ka dhe të rrezikshme edhe pse shumica e tyre janë toksike vetëm nëse ndodh kontakti i drejtpërdrejtë. Gjithsesi është më mirë të mos rrezikoni, aq më tepër nëse në shtëpi keni fëmijë apo kafshë shtëpiake. Bëhet fjalë për lulet:
Lulja e dragoit
Lulja e dragoit është një bimë tipike mesdhetare dhe shumë helmuese. Ajo ka aftësinë të tërheq njerëzit nga ngjyra dhe forma karakteristike, ndaj më mirë mos rrezikoni ta mbani në shtëpi.
Lule presidenti
Kjo bimë është e bukur dhe në shumë banesa shpesh shihet të jetë prezente, por e dini se çfarë rreziku fsheh ajo? Nëse ndonjë fëmijë e gëlltit, ose një kafshë shtëpiake ajo shkakton djegie në gojë dhe në buzë, dhimbje stomaku dhe acarim të fytit. Në rastin më të keq mund të shkaktojë kriza, të fikët dhe vdekje.
Lulja e borës
Lulja e borës ose hortensia është realisht një bimë e bukur për ta pasur në shtëpi.
Si lulet ashtu dhe gjethet e kësaj bime përmbajnë hidrogjeninë, një përbërës që shkakton helmim te njerëzit dhe kafshët. Disa thonë se kjo bimë ka veti medicinale por ekspertët këshillojnë të mos i provoni kurrë.
Lulja ‘grua e bukur’
Kjo bimë njihet si një ilaç homeopatik, me kusht që të përdoret me doza shumë të vogla. Megjithatë ajo që këshillohet është të mos e mbani kurrë këtë bimë në shtëpi për shkak të niveleve në shkallë të lartë të toksicitetit dhe alkaloidëve të saj.