ShowBizzz

Lumbardhi dhe kjo banore drejt zyrtarizimit të romancës në “Big Brother VIP Kosova”?

Kader dhe Lumbardhi janë parë shumë të afërt dhe kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin e madje kanë nisur flirtimet dhe ngacmimet mes tyre.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e “BBVK”, shihet Kaderi teksa i thotë Lumbardhit:

“Ndoshta bëhem e dashura jote, por ende nuk jam”.

Lumbardhi i thotë që do e presë kur të jetë gati dhe se nuk e lë kurrë Kaderin.

Lumbardhi ka patur edhe më parë momente intime në BBVK, por me Albyn. Alby është ulur shpesh herë në prehër të Lumbardhit por romanca e tyre u shkëput kur hyri Kaderi në shtëpi, që mesa duket mori zemrën e tij.



lokimagazine