ShowBizzz

🔥 Lumbardhi në gjunjë, Alba i thotë….

Pas lajmit që Prive By Liberta Spahiu publikoi dje për bashkimin e Alba Vukajt dhe Lumbardh Salihut, sot vijnë detajet e para vizuale nga sheshxhirimi.

Tashmë është e konfirmuar se dy ish-protagonistët e Big Brother VIP Kosova 2 janë bërë bashkë për një projekt të ri artistik, ku po sprovohen në aktrim. Në fotot e siguruara, fituesi i BBVK 2 shfaqet në një skenë kyçe, i ulur në gjunjë para Albës, por skenari rezervon një surprizë që na kthen pas në kohë.

Moneytizer Paragrafi 2

Regjisori dhe fotografi Artan Korenica ka ndarë një moment nga monitori, duke zbuluar batutën e personazhit të Albës: “JO i tha @albanavukaj”.

Kjo replikë evokon menjëherë historinë e tyre brenda shtëpisë së famshme, ku refuzimi i Albës ndaj Lumbardhit ishte një nga temat më të diskutuara të edicionit të dytë.

Moneytizer Paragrafi 4

Duket se regjia ka vendosur t’i vendosë dy protagonistët në një situatë “déjà vu”, duke rikthyer në mënyrë artistike dinamikën e tyre të njohur, por kësaj here brenda kornizave të një projekti profesional.

Screenshot



ks