Lajme

Lushaku-Sadriu: Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së

Deputetja  e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se kërkesa e partisë së saj në raport me negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje është që ta kenë postin e presidentit. 

Lushaku-Sadriu foli para mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së një ditë para seancën konstituive të Kuvendit. 

“LDK-ja gjithmonë ka thënë se institucionet kryesore të kenë balancë. Edhe në këtë kuptim, kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së dhe pushteti të ndahet në mënyrë proporcionale”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

E pyetur nëse do të ketë takim tjetër mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ajo ka thënë se nuk ka dijeni.

 

Të Ngjashme