Lajme

Lushaku-Sadriu: Pamje e keqe në Kuvend, LVV-ja ta propozojë emrin për kryeparlamentar

Pas ndërprerjes së seancës konstituive, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka cilësuar si “pamje të keqe” atë që ndodhi në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha, papërgjegjësinë në procesin e konstituimit të institucioneve dhe i ka bërë thirrje që të propozojë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.

“Besimin që na kanë dhënë si deputetë na kanë dhënë për t’i konstituuar institucionet, por po e shohim papërgjegjësi totale nga LVV-ja, që nuk po gjen mënyrën ta kryejë detyrën e vet. Kjo është fatkeqësi dhe papërgjegjësi”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që, sipas saj, ta shohin situatën në të cilën ndodhet Kuvendi.

“Thirrje qytetarëve që ta shohin këtë pamje, që Kuvendi nuk arrin të konstituohet”, ka thënë ajo./teve1.info/

Të Ngjashme