Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kujtuar dëshmorët e familjeve Osmani dhe Saliku, si dhe të gjithë dëshmorët e rënë në fshatin Baks 27 vjet më parë.
Në një postim në Facebook, ai tha se dëshmorët e këtij fshati sakrifikuan jetën për lirinë dhe dinjitetin tonë.
“Emrat dhe vepra e tyre do të mbeten përgjithmonë të gjalla në historinë dhe kujtesën tonë kolektive”.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të fshatit Baks dhe gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës”, shkroi Lushtaku.
Me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të fshatit Baks të komunës së Skenderajt, Xhevat Osmani, Sejdi Osmani dhe Hysen Zeqiri, sot janë organizuar homazhe dhe përkujtim pranë shtatores së dëshmorëve në Baks dhe Marinë.
