Lajme

LVV dominon me 57 ulëse në Kuvend, PDK në vend të dytë me 22 ulëse

Në përfundim të rezultateve të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë fituese me 57 ulëse në Kuvend, duke siguruar shumicën më të madhe të vendvotimeve.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka arritur të fitojë 22 ulëse, duke u renditur e dyta në numrin e deputetëve të fituar.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 15 ulëse në Kuvend, duke u pozicionuar në vendin e tretë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 6 ulëse, duke u renditur në vendin e katërt në listën e subjekteve që kanë arritur të sigurojnë vend në Kuvend./teve1.info/

Të Ngjashme