Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke kundërshtuar dekretin e Presidentes së vendit.
Përfaqësues të LVV-së kanë bërë të ditur se ankesa lidhet me atë që e cilësojnë si shkelje të procedurave kushtetuese dhe tejkalim të kompetencave nga ana e Presidentes.
Sipas tyre, çështja kërkon interpretim nga Gjykata Kushtetuese për të sqaruar përputhshmërinë e dekretit me Kushtetutën e Kosovës.
Kujtojmë, se
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se të premten ka nxjerrë dekret për shpërndarje të Kuvendit, meqë sipas saj, përfaqësuesit e vendit “vendosën ta çojnë vendin në zgjedhje”.
“Nëpërmjet këtij dekreti po kryej detyrimin kushtetues i cili është i përcaktuar qartë…Është fatkeqësi e madhe që ata [deputetët] nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, ka thënë Osmani.
