Lajme

LVV dorëzon në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Kushtetuese ankesën lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar LVV.

Osmani njoftoi për shpërndarjen Kuvendin në një konferencë për media të premten.

Ky veprim i saj nxiti reagime të shumta, ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje u konsiderua të jetë akt kundërkushtetues.

Osmani poashtu ka mbajtur takim me partitë politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve.

Dërgimin e këtij dekreti sot në kushtetuese e paralajmëroi edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ajo tha se dekreti i Osmanit është jokushtetues.

Haxhiu: Gjykata Kushtetuese ta trajtojë me urgjencë dekretin jokushtetues të Osmanit

Të Ngjashme