Lajme

“LVV i ndërron qëndrimet gjithmonë për t’i vënë në kurth partitë tjera”, Zemaj akuzon Vetëvendosjen

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se deputetët e kësaj partie duhet të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive sot.

Zemaj tha se qasja e LVV-së “është duke e dëmtuar Republikën e Kosovës”.

“Këta qëndrimet i kanë ndërruar gjithmonë. I përdorin për propagandë dhe i përdorin për t’i vënë në kurth subjektet tjera politike”, tha Ai.

Zemaj tha se veprimet e saj, LVV-ja i bën “vetëm për populizëm”.

Të Ngjashme