BBV

LVV: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Prishtinë janë të rrënjosura thellë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me arrestimin e tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, të dyshuar për përfshirje në ryshfet.

Sipas kësaj partie, rasti në fjalë nuk është i veçuar, por dëshmi e një problemi më të gjerë të korrupsionit të institucionalizuar në nivel komunal.

Vetëvendosje thotë se korrupsioni dhe krimi në Komunën e Prishtinës janë të rrënjosura thellë, ku siç tha kjo parti si pasojë e një qeverisjeje të papërgjegjshme dhe mungesës së llogaridhënies, duke theksuar se kjo situatë ka ndikuar negativisht në funksionimin e institucionit dhe në besimin e qytetarëve.

“Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Prishtinës janë të rrënjosura thellë, si pasojë e një qeverisjeje të papërgjegjshme dhe pa llogaridhënie. Kjo gjendje ka dëmtuar seriozisht funksionimin e institucionit komunal, ka minuar besimin e qytetarëve dhe ka penguar zhvillimin normal të kryeqytetit”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Lëvizja Vetëvendosje thekson se prej vitesh ka ngritur shqetësime dhe ka denoncuar raste të shumta të dyshimta, ndërsa ka kërkuar hetim të plotë dhe zbardhje të këtij rasti./teve.info/

Të Ngjashme