Lajme

LVV publikon sloganin për zgjedhjet e 7 qershorit

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sloganin e saj për zgjedhjet e parakohshme  parlamentare të 7 qershorit

Qitjani pikën:Krejt për shtet, shtet për krejt! është slogani i kësaj partie.

Duam dhe punojmë për një shtet që është pranë secilit qytetar. Një shtet që mbron interesin publik, krijon mundësi dhe e shpërndan zhvillimin për të gjithë. Prandaj, në këto zgjedhje, le të mobilizohemi e të angazhohemi krejt për këtë shtet. Qitjani pikën:Krejt për shtet, shtet për krejt!”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Kjo parti në zgjedhjet e 7 qershorit ka numrin 116 në fletëvotim./teve1.info/

Të Ngjashme