Peja edhe një herë është bërë kryefjala e stilit dhe modës, pasi në këtë qetet, në qendren senzacionale tregtare “American Retail Park”, ka ardhur “Machinist”, brendi më unik i veshjeve.
Dyqani i “Machinist” në Pejë po i tërheq si me magnet ata që duan të duken bukur, modern dhe ndryshe. Veçantia e veshjeve, cilësia që i karakterizon, por edhe çmimet e përballueshme, qëndrojnë në krye të listës së arsyeve se përse “Machinist” është dashuria e re e meshkujve dhe femrave kudo.
Në “Machinist” në Pejë na tregojnë se edhe më herët në bizneset e tjera që posedojnë, kanë sjell veshje të kësaj marke dhe duke e parë interesimin e pëlqyeshmërinë, atëherë kanë vendosur që ta kenë një pikë zyrtare të brendit.
Tashmë veshjet sportive, si trenerkat, duksat, çorapet, të brendshmet dhe parfumet e “Machinist”, gjenden në një vend, në pikën e vetme në Kosovë, që gjendet në Pejë në “American Retail Park”.
“Machinist” është një ndër brendet me dizajnet më unike dhe kualitetin më të lartë, që është bashkohor dhe mbi të gjitha ofron komoditet.
Duke qenë një stil viral, shpejgojet lehtë se përse kaq shumë të rinjë ia mësyejnë Pejës për të parë dhe blerë veshjet e kësaj firme.
Blerjet mund të bëhen edhe online, duke porositur në Instagram në faqen zyrtare të “Machinist”, pika në Pejë.
View this post on Instagram