Dënoj “informacionet e rreme” që qarkullojnë në rrjetet sociale për bashkëshorten time Brigitte Macron, sipas të cilave ajo është një transgjinore, tha presidenti francez, Emmanuel Macro.
“Më të keqija janë informacionet e rreme dhe skenarët e fabrikuar me mjeshtëri, ndërsa shume njerëz përfundojnë duke e besuar dhe duke ju sulmuar, përfshirë privatësinë tuaj”, tha presidenti francez në përgjigje të një pyetjeje lidhur me këtë çështje.
Që nga zgjedhja e Macron në 2017, teoritë e konspiracionit sipas të cilave Première Dame, e lindur Trogneux, është një grua transgjinore, emri i vërtetë i së cilës Jean-Michel kanë qarkulluar rregullisht në rrjetet sociale, duke provokuar ironi, por edhe komente nga njerëzit që i besojnë vërtet.
“Ne duhet t’i drejtohemi ligjit, drejtësisë”, shtoi Macron, duke bërë thirrje për forcimin e rendit publik në internet.
/tiranapost