Lajme

Macron: Terroristët e sulmit në Moskë tentuan edhe në Francë

Ky grup u përpoq gjithashtu të kryente disa veprime në tokën tonë.”

Kështu është shprehur para gazetarëve presidenti francez, Emmanuel Macron, duke nënkuptuar grupin që kreu sulmin terrorist në Moskë. Sakaq, sot gjykata ruse ka lënë në paraburgim edhe për dy muaj, katër të arrestuarit e akuzuar për sulmin terrorist të së premtes në sallën e koncerteve, Crocus City Hall, në periferi të Moskës , ku mbetën të vrarë 137 persona.

Ata do të qëndrojnë deri më 22 maj në paraburgim, në pritje të gjykimit, fillimi i të cilit ende nuk është caktuar prandaj dhe paraburgimi i tyre mund të zgjatet. Katër të akuzuarit për “terrorizëm” pritet që të dënohen me burgim të përjetshëm.

Nga pamjet e publikuara në mediat ruse shihen tre prej autorëve të dyshuar të cilët me pranga në duar u dërguan në dhomën e posaçme për të akuzuarit. I dyshuari i katërt është dërguar me karrige me rrota, në pamundësi për të hapur sytë për shkak të dhunës së ushtruar nga agjentët rusë.

Dy prej të pandehurve, Dalerzon Mirzoev dhe Saidakrami Murondali Ratchabalizonda, thuhet se kanë pranuar fajësinë.  Ndërsa, dy të arrestuarit e tjerë Samsindin Faridouni dhe Muhammadsobir Faizov deri më tani nuk kanë pranuar të kenë gisht në sulmin terrorist të së premtes.

Nje nga te dyshuarit
Nje nga te dyshuarit

Ndërkohë, një video e shkurtër po bën xhiron e rrjetit në kanalet ruse të Telegramit, ku tregon arrestimin e një prej të dyshuarve për sulmin terrorist të së premtes. Në videon 24 sekonda, një person i veshur me rroba ushtarake shihet teksa godet autorin e dyshuar dhe më pas i pret veshin e djathtë dhe e detyron ta hajë.

Në një video tjetër, me sa duket e regjistruar më pas, ana e djathtë e kokës së tij është e mbuluar me gjak dhe një pjesë e veshit i mungon.

*Newsbomb ka vendosur të mos shfaqë këto pamje pasi janë të rënda. 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo