Bota

Macron thirrje Izraelit: Mos vrisni civilë

Presidenti francez thotë se shpreson se liderë të tjerë, përfshirë ata në Uashington, do t’i bashkohen atij në thirrjen e tij për një armëpushim në Gaza.

Presidenti francez Emmanuel Macron foli gjatë një konference ndërkombëtare humanitare për popullatën civile në Gaza, nga Parisi.

Izraeli duhet të ndalojë bombardimin e Gazës dhe vrasjen e civilëve, ka thënë presidenti francez Emmanuel Macron për mediat britanike.

“Këto foshnja, këto zonja, këta të moshuar janë bombarduar dhe vrarë,” tha udhëheqësi francez. “Pra, nuk ka asnjë arsye për këtë,” shtoi ai. “Pra, ne i bëjmë thirrje Izraelit të ndalojë,” shtoi ai.

TS Poll - Loading poll ...

Ai tha se Franca “dënon qartazi” veprimet “terroriste” të Hamasit, por se duke njohur të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, “ne i bëjmë thirrje që të ndalojnë këtë bombardim” në Gaza.

“Shpresoj se do ta bëjnë,” tha presidenti francez kur u pyet nëse donte që liderë të tjerë – përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë – t’i bashkoheshin thirrjeve të tij për një armëpushim.

Uashingtoni ka refuzuar të mbështesë thirrjet për një armëpushim të plotë, në vend të kësaj ka mbështetur ndalesa të shkurtra në luftime për të lejuar ndihmën humanitare.

Hamasi nisi një sulm të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, i cili vrau të paktën 1200 njerëz, sipas zyrtarëve izraelitë.



/tiranapost