ShowBizzz

Madonna shtrohet me urgjencë në spital

Madonna u desh të dërgohej me urgjencë në spital dhe të intubohej pasi u zbulua se trupi i saj nuk reagonte.

Ajo e konfirmoi se vuante nga një ‘infeksion serioz bakterial’ që kërkonte një qëndrim disaditor në ICU.

Frika e tmerrshme shëndetësore e yllit të muzikës pop u nda me botën nga menaxheri i saj për një kohë të gjatë, Guy O’Seary, i cili zbuloi në Instagram se Madonna është detyruar të shtyjë turneun e saj të shumëpritur të 40-vjetorit si rezultat i vështirësive të saj mjekësore.

O’Seary këmbënguli në postimin e tij se këngëtarja dhe nëna e gjashtë fëmijëve ‘pritet të shërohet plotësisht’ dhe se ‘shëndeti i saj po përmirësohet’, por shtoi se ajo është ‘ende nën kujdesin mjekësor’, shkruan DailyMail.

Sipas Page Six, Madonna – e cila do të fillonte turneun e saj në Vancouver, Kanada më 15 korrik – u dërgua me urgjencë në spital dhe u “intubua brenda natës”.

Vajza e madhe e Madonnas, Lourdes Leon, 26 vjeçe, mbeti pranë saj gjatë gjithë shtrimit në spital.

Edhe pse O’Seary nuk ndau detaje specifike të trajtimit të Madonnas, apo kushtet e shtrimit të saj në spital, ai konfirmoi se ajo u dërgua në ICU të shtunën dhe se ajo u diagnostikua me një infeksion bakterial.

“Të shtunën, më 24 qershor, Madonna pati një infeksion të rëndë bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në ICU”, shkroi ai të mërkurën pasdite.

“Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Pritet një rikuperim i plotë”, thuhej tutje në deklaratë.