ShowBizzz

Majk rindez historinë delikate mes tij dhe Don Xhon

Reperët shqiptarë e kanë gjithnjë aftësinë që të rinisin “dramat” mes tyre, nga askund, edhe pse në fakt kur flitet për Majk dhe Don Xhonin, le të themi që ka një histori nga pas që i “përndjek”.

Në mediat rozë e rrjetet sociale pak muaj më parë, qarkullloi një freestyle i Majk, një pjesë e të cilit duket si “diss” ndaj Don Xhonit, me të cilin ai kishte pasur “përplasje”, gjithmonë mes rreshtash edhe në të kaluarën. Thumbat mes tyre ata nuk i kanë kursyer edhe në daljet televizive, në intervista po game show-t e ndryshëm, teksa edhe reperi i ri nuk është treguar edhe aq “miqësor” ndaj Majk.

E duket se postimi i fundit në Instagram i Majk rindez historinë delikate mes tyre, teksa reperi ka postuar disa rreshta që duket se i drejton një reperi më të ri, që sipas fansave të tij me gjasë është Don Xhoni (kryesisht sepse nuk ka ndonjë “diss” tjetër të njohur me ndonjë reper të ri”.

Praktikisht Majk shkruan se ka qenë në lojën e hip hop-it që kur “ai”, pra kundërshtari i tij, ka qenë me pampers-a dhe llogaritë matematikore nuk po i bëjmë, por teoria që është një “thumb” ndaj Don Xhonit, qëndron.

Nuk e dimë cfarë e ka nxitur Majk për deklaratën, me gjasë ndonjë rresht nga “rivali” i tij që na ka shpëtuar, ndërsa sigurisht presim edhe kundërpërgjigjen e Don Xhonit, me këtë tv fundit që nuk është aspak i ri në lojën e diss-eve në industri, pavarësisht moshës. Dihet që ai nuk ka marrëdhënie edhe aq të mirë, për të thënë më e pakta me reperë si Finem apo Noizy, e sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, ju desh që edhe të inskenonte një konflikt me Butrint Imerin pak javë më parë, por që u sqarua shpejt.