Një aksident ka ndodh mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja.
Një 27 vjeçar i cili udhëtonte më makinën tip Ford, dyshohet se për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rrugë duke rënë në kanal.
Nga ky aksident i riu ka marrë plagë në pjesë të shumta në trup dhe është shoqëruar në ambientet e spitalit të Vlorës nga ambulanca e cila ka mbërritur në vendngjarje së bashku me zjarrëfiksit që ndihmuan për ta nxjerrë të riun nga makina.Policia është duke kryer veprimet për të nxjerrë dhe shkaqet e aksidentit.