Lajme

Makina në aksin Fushë Krujë-Tiranë përplas babë e bir, vdes 4-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.B ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç.

Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra 4-vjeçari ka humbur jetën në spital. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo