Një aksident është shënuar pasditen e sotme në rrugën “Vëllazërimi” në Durrës.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, një automjet ka përplasur një grua këmbësore, e cila po kalonte rrugën.
Pas aksidentit, ajo është transportuar me autoambulancë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
