Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka uruar Kosovën në 18-vjetorin e Pavrësisë.
Ministria theksoi se do të vazhdojnë angazhimin për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, i shprehim urimet tona të sinqerta Qeverisë dhe popullit të Kosovës. Iu urojmë përparim të vazhdueshëm, stabilitet dhe prosperitet, dhe riafirmojmë angazhimin tonë për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, ka shkruar ministria në platformën “X”./teve1.info/
