Në mbledhjen e sotme të 374-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjyqtarët raportuan para anëtar ve të KGJK-së.
Kështu, gjyqtari Agim Maliqi nga radhët e Gjykatës Supreme në mungesë të kryetarit Fejzullah Rexhepi tha se efikasiteti i kësaj gjykate në tremujorin e tretë ë vitit që përfshihet në periudhën korrik-shtator 2026, ka qenë 89.57 për qind.
Mes tjerash, ai tha se brenda kësaj kohe kanë pasur në punë një mijë e 6 lëndë, prej të cilave 556 janë pranuar, kurse 550 janë të bartura nga periudha paraprake.
Maliqi shtoi se janë zgjidhur 498 lëndë, ndërsa 608 lëndë kanë mbetur të pakryera.
Ndërsa, lidhur me efikastetin e Gjykatës Supreme, ai tha se në përqindje është 89.57%, duke theksuar se 209 lëndë të zgjidhura janë me kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë.
