Politologu, Albinot Maloku ka thënë se prishja e raporteve mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nuk do të sjellë asgjë të “hajrit” për partitë opozitare.
Ai ka thënë se partitë opozitare po mundohen që nga kjo situatë të përfitojnë, secila në mënyrën e vet.
Maloku në emisionin “Këndi i Debatit”, ka thënë se LDK ish-partia e Osmanit nuk duhet të bie preh e kësaj situate.
“Nga kjo shkërmoqje e këtyre raporteve Kurti-Osmani, nuk është se do të sjellë leverdi për partitë tjera opozitare. Subjektet politike aktuale në vend janë duke provuar me një maturi secila në formën e vetë të mendoj se mund të shfrytëzoj diçka nga kjo. LDK, nuk do duhej të bie preh e kësaj situate, duhet ta ruaj qenësinë e vet, subjektivitetin e vet dhe mos të pres ndonjë gjë të hajrit nga znj. Osmani”, ka thënë ai.
Maloku ka folur edhe për intervistën e fundit që Osmani dha,ku pati akuzua të rënda ndaj Kurti dhe LVV-së.
Ai ka thënë se nuk ishte befasuese, por irrituese paraqitja e presidentes.
“Raporti i parë në vitin 2021 si shpresë për vendin tek tandemi Kurti-Osmani nuk i dha ato frytet e veta, momentet e mospërputhjes së tyre ishin të shpërfaqura në kohë të caktuara. Shefja e shtetit la me kuptua se në momente ka qenë e tradhtuar, por kjo nuk e arsyeton”, tha ai.
