Lajme

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Politologu, Albinot Maloku ka vlerësuar se vendi po shkon drejtë zgjedhjeve të parakohshme pas dështimit të seancës për zgjedhjen e presidentit, ku në mungesë kuorumi nuk filloi votimi në Kuvend.

Ai ka zgjedhjet e reja janë vullnet i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Të gjitha parakushtet janë që të kemi një proces zgjedhor të parakohshëm. Këtë vullnet duket se ka me të gjitha metodat e veta, subjekti me fuqinë më të madhe, që ka mundur të ecë përpara me të gjitha proceset”, ka thënë Maloku në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Maloku ka folur edhe për përpjekjen që të votohen amendamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli.

Ai ka thënë se me këtë u tentua të ketë prekje në rendin kushtetues.

“Sot ndodhi që të ketë tentim të prekjes së rendit kushtetues në mënyrë të përshpejtuar dhe të pavend, e cila mund të cilësohet si një ndërhyrje flagrante e shpejtë e pamenduar e pas studiuar, pa e vendosë në publik diçka që është diskutuar shumë”, ka thënë ai.

Të Ngjashme