ShowBizzz

Maluma do të bëhet baba për herë të parë

Superylli kolumbian debutoi videoklipin për këngën e tij ‘Procura’ gjatë koncertit të tij në Uashington DC natën e së enjtes dhe klipi shfaqte pamjet personale të filmimeve në shtëpi që tregonin se e dashura e tij Susana Gomez është shtatzënë.

Kënga është një dëshmi dashurie për lidhjen e Maluma-s me Susan dhe nis me një dedikim të bukur që ai i bën në koncert, më pas, tregohen momente të ëmbla dhe romantike të çiftit, si dhe lajmi i shtatzënisë.

Video gjithashtu zbuloi se çifti janë në pritje të një vajze dhe la të nënkuptohej që ajo do të quhet Paris pasi ylli 29-vjeçar dhe partnerja e tij mbanin gjerdan prej diamanti me emrin e gdhendur në gurë të çmuar.

Lajmi i lumtur vjen vetëm pak javë pasi këngëtari i ‘Coco Loca’ zbuloi se ishte gati të kishte fëmijë.

TS Poll - Loading poll ...

Duke folur për ‘Entertainment Tonight’ në gusht, ai tha: “Unë kam ëndërruar gjithmonë të bëhem baba. Të kem një familje, për mua është qëllimi më i madh në jetë”.

Maluma dhe Susan janë lidhur prej 3 vitesh. Ata e bënë lidhjen publike në Instagram, në vitin 2021.


NewsBomb