Loredana ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
Kënga që mban titullin “Gallery Dept” erdhi e realizuar edhe me videoklip dhe mori pëlqyeshmëri të fansave të saj.
Por me lansimin e këngës Loredana mori publikisht përkrahje edhe nga dikush që fare se prisnim, Mozzik.
Reperi ka habitur të gjithë duke shpërndarë këtë këngë në Instagram.
”Nana e Hanës”, ishte mbishkrimi sipër postimit.
Kjo tregon se ish-çifti i përfolur kanë arritur paqe me njëri-tjetrin dhe gëzojnë raporte të mira larg atyre tensioneve që reflektuan edhe në rrjetet sociale.