BBV

“Manipulimi me votat”, avokati Gjini konfirmon lirimin e Bislimajt pas ndalimit

Avokati Gent Gjini ka konfirmuar për media se komisionerja Blerta Bislimaj, e cila ishte ndaluar me urdhër të prokurorit për një periudhë prej 48 orësh nën dyshimet për veprën penale “manipulim me vota”, është liruar nga masa e ndalimit.

Gjini tha se, ndërkohë, ndaj 23 komisionerëve të tjerë është caktuar masa e paraburgimit.

Ai theksoi se në këtë fazë nuk do të komentojë përmbajtjen e dosjes dhe detaje të procedurës hetimore, por kërkoi që hetimet të zhvillohen në mënyrë profesionale, të paanshme dhe në përputhje me ligjin, duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë.

“Komisionerja klientja ime Blerta Bislimaj eshte liruar nga masa e ndalimit ne periudhe prej 48 oreve e cila ka qen e ndaluar me urdher te prokurorit per vepren penale manipulim me vota e ndersa 23 komsionereve tjere ju eshte caktu masa e paraburgimit e pasi qe jam avokati I saj a mundem me dhon interviste apo te deklarohem ne medium tek ju per proceduren per parregullsite edhe pse politikanet nuk jane hetuar pra hetim ma shume spektakel show e ata te fortit te paprekur”, deklaroi avokati Gjini.

Të premeten, Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar 109 persona nën dyshimin për manipulim me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit, lidhur me veprat penale të falsifikimit të dokumenteve zgjedhore, kërcënimit dhe ryshfetit.

Të Ngjashme